Ndërlidhjet

Arrestohen nën dyshimet për kultivim kanabisi


Kosovo - Kosovo Police, logo, arrest, generic

Kosovo - Kosovo Police, logo, arrest, generic

Njësia rajonale për hetimin e trafikimit me narkotikë në Prizren njoftoi se ka pranuar të martën një informacion "se në një fshat të komunës së Rahovecit ka të mbjella bimë që dyshohet të jenë të llojit kanabis".

Përmes një njoftimi për media, policia bëri të ditur se hetuesit e saj, me të marrë informatën, së bashku më zyrtarët policorë të stacionit policor në Rahovec kanë zhvilluar një operacion të koduar “TEHA”.

Gjatë këtij operacioni thuhet se janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve F. J., lindur më 1977 dhe R. J. lindur më 1968, ku janë konfiskuar disa armë dhe gjësende të tjera si prova materiale.

Hetuesit policorë thuhet se kanë vazhduar më pas në vendin e ngjarjes të quajtur Pisjak në fshatin Celin ku në brendësi të pyllit në një hapësirë prej tre ari e 21 metra janë zbuluar dhe konfiskuar, ndër të tjera, 145 bimë Kanabis të kultivuara me gjatësi 130 cm,

Mësohet se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori publik i Qarkut në Prizren dhe me autorizim të tij personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
XS
SM
MD
LG