Ndërlidhjet

Ahmedinexhad fton Morsin në samit


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad

Presidenti egjiptian, Mohamad Morsi, është ftuar për të marrë pjesë në një samit në Teheran nga homologu i tij iranian, Mahmud Ahmedinexhad.

Ftesa iu dorëzua Morsit nga zëvendëspresidenti, Hamid Baghei, gjatë një takimi në Kajro.

Liderët e një varg shtetesh pritet të takohen në Teheran më 29 deri më 30 gusht.

Egjipti pritet t’ia dorëzojë Iranit rotacionin e udhëheqjes së samitit, ndërsa nuk dihet se a do të marrë Morsi personalisht pjesë në takim apo do të dërgojë një delegacion.

Në muajin qershor, Ahmedinexhad uroi Morin për zgjedhjen e tij president duke e quajtuar fitoren e tij “një ringjallje islamike në rajon”.

Irani dhe Egjipti nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1979 pas një marrëveshjeje për paqe, të cilën Egjipti e nënshkroi atëkohë me Izraelin.
XS
SM
MD
LG