Ndërlidhjet

Nënshkruhet ligji për rusishten në Ukrainë


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviq, nënshkroi një ligj përmes të cilit ngritet statusi i gjuhës ruse në ish-republikën sovjetike.

Zyra e Janukoviqit lëshoi një deklaratë për media ku thuhej se presidenti ukrainas ka nënshkruar ligjin kontravers "bazuar në politikat shtetërore për gjuhë”.

Me ligj zgjerohen, në masë të madhe, mundësitë e përdorimit të gjuhës ruse në Ukrainë, por nuk i jepet statusi i njejtë sikurse atë që gëzon gjuha ukrainase.

Veprimi pat shqetësuar një pjesë të madhe të popullit ukrainas, të cilët e konsideronin ligjin si dobësim të sovranitetit shtetëror të vendit.
XS
SM
MD
LG