Ndërlidhjet

Drevs në Mitrovicë


Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs
Sot në komunën e Mitrovicës do të qëndrojë kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, komandanti gjerman, Erhard Drevs.

Zyra për informim e komunës bëri të ditur se gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë një takim me kryetarin e komunës, Avni Kastratin.

Ndonëse nuk jepen detaje për agjendën dhe temat që pritet të diskutohen gjatë takimit, në qendër të diskutimeve- sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë situata në pjesën veriore të komunës.

Banorët serbë të asaj zone vazhdojnë të kundërshtojnë çfarëdo ndërhyrje të autoritetit shtetëror të Kosovës.

Ditë më parë, KFOR-i u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse “të intervenojnë për të ndaluar bllokadën ilegale të qarkullimit të mallërave në pjesën veriore të Portës 1 (Jarinje) në anën serbe të vijës administrative kufitare”.

KFOR-i theksoi se “nuk do të lejojë asnjë zhvillim në terren i cili kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurtë apo kufizon lirinë e lëvizjes”.
XS
SM
MD
LG