Ndërlidhjet

logo-print

Opozita siriane mohon informatat e mediave


Pamje të përleshjeve në Siri

Pamje të përleshjeve në Siri

Rebelët sirianë thanë se kanë marrë kontrollin mbi Salehedinen-pjesën jugore të Allepos, në kohën kur janë në rritje përleshjet ndërmjet forcave të regjimit dhe atyre opozitare në këtë vend.

Luftëtarët e opozitës hodhën poshtë informatat, sipas të cilave trupat qeveritare kanë depërtuar të mërkurën më në thellësi të Allepos.

Një ditë më parë, televizioni shtetëror i Sirisë bëri të ditur se forcat e regjimit kanë hyrë në pjesë të ckatuara të Salehedines duke vrarë dhjetëra rebelë.

Për shkak të luftimeve aktuale në zona të caktuara të Sirisë-kryesisht në Allepo, shumë sirianë kanë braktisur shtëpitë për të kërkuar strehë në vendet fqinjë si Turqia.
XS
SM
MD
LG