Ndërlidhjet

Nagasaki shënon 67 vjetorin e sulmeve


Pamje të ceremonisë në përkujtim të viktimave të Nagasakit disa vite më parë
Pamje të ceremonisë në përkujtim të viktimave të Nagasakit disa vite më parë
Në ditën kur Nagasaki po shënon 67 vjetorin e shpërthimit atomik që çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, kryetari i këtij qyteti, Tomihisa Taue, i bëri thirrje Japonisë të lirohet nga frika bërthamore-përfshirë frikën ndaj aksidenteve të fuqisë bërthamore.

Taue foli gjatë ceremonisë komemorative në kujtim të 74 mijë viktimave që patën vdekur më 9 gusht 1945 si pasojë e sulmit të Shteteve të Bashkuara.

Kreu i qytetit japonez u zotua për mbështetjen e njerëzve, jeta e të cilëve u prek nga ngjarjet e vitit të fundit në Fukushima.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së vendit që të “krijojë politika të reja për energji në mënyrë që të ndërtohet një shoqëri e lirë nga frika ndaj radioaktivitetit”.

Ndërkohë, kryeministri Jokishino Noda, kërkoi zhdukjen e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG