Ndërlidhjet

Sulm ndaj autobusit ushtarak në Turqi


Pamje të një sulmi të mëparshëm në Izmir
Pamje të një sulmi të mëparshëm në Izmir
Mediat turke raportuan se militantë të dyshuar kurdë kanë sulmuar një autobus ushtarak në rrugën e tij drejt një baze të flotës detare në provincën perëndimore të Izmirit.

Disa njerëz raportohet të jenë plagosur gjatë sulmit. Madje thuhet se është vrarë një, ndërsa janë plagosur katër ushtarë të tjerë.

Agjencia e lajmeve Dogan njoftoi se rebelët e Partisë së Punëtorëve Kurdë kishin vendosur mjete shpërthyese në rrugë para hapjes së zjarrit ndaj autobusit.

Sulmet ndaj mjeteve ushtarake konsiderohet të jenë bërë të zakonshme në kuadër të luftës separatiste 28 vjeçare të kurdëve në Turqi.
XS
SM
MD
LG