Ndërlidhjet

Njihuni me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara

  • RFE /RL

Ambasadorja Xhejkobson, foto nga arkivi, 2008

Ambasadorja Xhejkobson, foto nga arkivi, 2008

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Trejsi Xhejkobson, arrin në fund të kësaj jave në Prishtinë. Nëpërmjet një video inicizimi, të publikuar nga Ambasada amerikane, në gjuhën shqipe ajo prezanton veten te qytetarët e Kosovës.

Zonja Xhejkobson si ambasadore kishte shërbyer në Turkmenistan dhe në Taxhikistan.

Një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, së fundmi ka shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).

Xhejkobson ka qenë shërbyer gjithashtu si zëvendëssekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera.

Ajo ka mësuar gjuhët shqipe, serbe, franceze, ruse, spanjolle, koreane, dhe taxhike.

Është e martuar me Dejvid Bau, pjesëtar i shërbimit diplomatik britanik.

Xhejkobson zëvendëson ambasadorin e deritashëm, Kristofer Dell.

Videon e prezantimit mund ta shikoni duke klikuar KËTU. (a.v.)
XS
SM
MD
LG