Ndërlidhjet

Kërkohet kthimi i Berluskonit


Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni

Partia e Silvio Berluskonit dëshiron që ai të garojë sërish për kryeministër të Italisë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në këtë vend.

Këtë e bëri të ditur lideri i partisë, Anxhelino Alfano, duke lënë të kuptohet se nuk është marrë ende ndonjë vendim definitiv për këtë çështje.

Në muajin e kaluar, Berluskoni bëri me dije se do të rikthehet, por kandidimi i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Kandidati ynë, nëse pranon, është Berluskoni”, i tha Alfano televizionit shtetëror RAI.

“Ai nuk ka vendosur ende”, theksoi ai.

Alfano, i cili udhëheq partinë e qendrës së djathtë Njerëzit për Paqe tha se “secili” në parti po “i bën presion Berluskonit që të garojë” meqë ai është “më i fuqishmmi dhe ai mund të bëjë shumë për Italinë”.

Sipas një studimi të cituar më 14 korrik nga e përditshmja, La Repubblica, një koalicion i qendrës së djathtë i udhëhequr nga Berluskoni do të fitonte 30 për qind të votave-përqindje kjo që do ta fitonte edhe nëse Alfano të ishte kandidati kryesor.

I njëjti studim vuri në pah se 64 për qind e italianëve kanë pikëpamje negative për qeverinë e fundit të Berluskonit.

Berluskoni kishte qeverisur vendin në periudhat: 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011.

Në kohën e përkeqësimit të situatës ekonomike të vendit, ai dha dorëheqje në nëntorin e kaluar duke ia lëshuar rrugën krijimit të një qeverie teknokrate të prirë nga Mario Monti.
XS
SM
MD
LG