Ndërlidhjet

Rishfaqet dhuna në Sinai


Forcat e sigurisë në prag të një operacioni në Sinai

Forcat e sigurisë në prag të një operacioni në Sinai

Televizioni shtetëror në Egjipt raportoi për përplasje të reja ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve të dyshuar islamistë në gadishullin Sinai të Egjiptit.

Televizioni Nile News raportoi për përleshje jashtë një stacioni policor në veri të Sinait-qytetin Arish.

Përleshjet vijnë një ditë pasi ushtria vrau 20 militantë në një fshat fqinjë të këtij qyteti.

Sulmi nga ajri, i pari në gadishull për vite të tëra, u zbatua pas një sulmi në kufirin Egjipt-Izrael nga i cili u vranë 16 ushtarë egjiptian.

Pas këtij sulmi presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi, largoi nga puna shefin e inteligjencës së vendit dhe guvernatorin e Sinait Verior.
XS
SM
MD
LG