Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Disa persona akuzohen për krim të organizuar


Një gjyqtar i procedurës paraprake i misionit EULEX ka urdhëruar masën e paraburgimit për dy të dyshuar dhe masën e arrestit shtëpiak për tetë të tjerë, për një periudhë prej 15 ditësh, për një rast të krimit të organizuar dhe trafikim të njerëzve, ka njoftuar misioni i BE-së në Kosovë, EULEX.

Mëtutje, theksohet se rasti ka të bëj me trafikimin e pretenduar të grave nga Moldavia, të cilat ishin të punësuara si kameriere, në një numër kafenesh në rajonin e Gjakovës, por që ishin të detyruara të kryejnë marrëdhënie seksuale me klientë që paguanin.

Në mesin e atë akuzuarve janë pronarët dhe menaxherët e kafeneve, një pronar hoteli dhe dy zyrtarë, për të cilët thuhet se kanë ndihmuar në marrjen e lejeve për të legjitimuar qëndrimin e këtyre grave në Kosovë.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror vendës nga Zyra e Prokurorit Special të Kosovës, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG