Ndërlidhjet

Kinë: Përfundoi procesi për rastin e vrasjes së britanikut


Gu Kailai në gjykatë
Gu Kailai në gjykatë
Procesi gjyqësor i së akuzuarës për vrasje, Gu Kailai, bashkëshorte e Bo Ksilai, anëtar i suspenduar i Politbyrosë së Partisë Komuniste të Kinës, ka përfunduar sot në qytetin lindor Hefei.

Kështu ky proces zgjati praktikisht vetëm një ditë, ndërsa nuk dihet se kur do të shpallet vendimi gjyqësor.

Gu Kailai e ndihmuar nga Zhang Ksiaojun, është e akuzuar për helmim të biznesmenti britanik, Neil Hejvud, i cili kishte lidhje të afëtra me familjen Bo.

Pas procesit, një zyrtar gjyqësor para mediave ka përsëritur padinë zyrtare, sipas së cilës Gu ka vendosur ta vrajë Hejvudin pas një mosmarrëveshjeje biznesore.

Ky zyrtar tha se avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare nga shteti i zonjës Gu nuk i ka kontestuar akuzat.

Bashkëshorti i saj, Bo Ksilai, dikur me prespektivë për tu bërë personi kryesor në qeverinë kineze, e ka humbur postin e tij rajonal partiak në muajin mars, kur edhe ishte suspenduar nga Politbyroja e Partisë Komuniste të Kinës.

Në procesin e sotëm gjyqësor ishte lejuar edhe pjesëmarrja e dy diploamtëve britanikë, por mediat ndërkombëtare nuki ishin lejuar ta ndjekin këtë proces.
XS
SM
MD
LG