Ndërlidhjet

Arbër Xhaferi në gjendje kome


Arbër Xhaferi (në plan të parë)
Arbër Xhaferi (në plan të parë)
Ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi, ndodhet në gjendje kome pas një gjakderdhjeje në tru, që ka përjetuar në banesën e tij në Tetovë.

Ai menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit, ku i është dhënë ndihma e parë, por gjendja e tij raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Lajmi është njoftuar edhe nga Partia Demokratike Shqiptare, deputet i së cilës është aktualisht, Arbër Xhaferi.

Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.

Në krye të PDSH-së, Arbër Xhaferi ishte që nga themelimi i saj e deri në vitin 2007, kur u zëvendësua nga Menduh Thaçi.
XS
SM
MD
LG