Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Pas sulmit kundër NATO-s, u vra ushtari afgan


NATO-ja tha se një ushtar afgan është vrarë sot derisa përpiqej t’i sulmonte ushtarët ndërkombëtarë në pjesën lindore të Afganistanit.

Zëdhënësi i NATO-s, Hagen Messer, tha se sulmi kishte ndodhur afër “një qendre koordinuese” për forcat afgane dhe ndërkombëtare në provincën Laghman.

Ai theksoi se asnjë ushtar i NATO-s nuk është vrarë në këtë incident.

Por, Meser nuk ka dhënë më tepër detaje, duke thënë se forcat afgane dhe ato të NATO-s duhet të zhvillojnë hetime për këtë incident.

Ky ishte incidenti i fundit në valën e numrit të rritur të sulmeve në të cilat ushtarët afganë ose policët i kanë sulmuar kolegët e tyre ndërkombëtarë.

Sipas agjencisë AFP, deri tash janë vrarë 30 vetë në 22 incidente të tilla.
XS
SM
MD
LG