Ndërlidhjet

Pantiq: Barrikada – jo simbol i turpit por i rezistencës ndaj dhunës


Barridaka në lumin Ibër
Barridaka në lumin Ibër
Politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Kërstimir Pantiq, i ka hedhur poshtë konstatimet e komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs, se barrikada në Mitrovicë është “e turpshme”, por ka vlerësuar se ajo është simbol i rezistencës së serbëve ndaj dhunës nga Prishtina.

Ky politikan i ka thënë agjencisë Beta se barrikada në urën kryesore në lumin Ibër, që Mitrovicën e ndanë në dy pjesë, është vendosur pas “aksioneve të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës dhe është pasojë e dhunës e cila tash e 13 vite ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë”.

Kërstimir Pantiq mëtutje ka theskuar se KFOR-i mund të provoj që me dhunë ta largoj barrikadën, por qytetarët nuk do të pajtohen lehtë, përderisa nuk marrin garancione të forta se Prishtina asnjëherë më nuk do të përpiqet që me dhunë t’i vendosë institucionet e saj.

Më herët gjatë ditës, komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, pas vizitës në pjesën jugore të Mitrovicës dhe takimit me kryetarin e Komunës, Avni Kastrat, u tha gazetarëve se barrikada në urë është “e turpshme”, pasi paraqet simbol të ndarjes së qytetit.
XS
SM
MD
LG