Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Paqartësi se kush e kontrollon lagjen Salahedin


Pjesëtarë të Armatës së Lirë të Sirisë në qytetin Alepo

Pjesëtarë të Armatës së Lirë të Sirisë në qytetin Alepo

Nga Siria raportohet për luftime të rrepta ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare në qytetin Alepo, që është i dyti për nga madhësia pas kryeqytetit Damask.

Ka pasur informacione kundërthënëse lidhur me atë se kush e ka nën kontroll lagjen strategjike Salahedin.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë dje ka pretenduar se forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Asad, e kishin rimarrë kontrollin ndaj kësaj lagjeje, që është hapësira kryesore e kryengritësve në qytetin Alepo.

Por aktzivistët pro opozitës thanë se kryengritësit gjatë ditës së sotme ende po zhvillonin luftime ajte.

AFP-ja ka raportuar se Armata e Lirë e Sirisë, që është në anën e kryengritësve, është tërhequr tërësisht nga lagja Salahedin. Kjo agjenci e ka cituar komandantin kryengritës, Hosam Abu Mohamed, që ka thënë se kryengritësit “kanë ndërmarrë tërheqje taktike nga Salahedini”.
XS
SM
MD
LG