Ndërlidhjet

Rusi: 5 policë dhe 3 militantë të vrarë në Dagestan


Pamje e një fshati në Dagestan
Pamje e një fshati në Dagestan
Zyrtarët thonë se pesë policë dhe tre militantë janë vrarë sot gjatë shkëmbimit të të shtënave me militantët e dyshuar në republikën e Dagestanit në Kaukazin Verior të Rusisë.

Zyrtarë të Komitetit të Hetimeve të Rusisë thanë se policët ishin sulmuar në rrethin Botlik të Dagestanit, kur ata kishin arritur në fshatin Çanko për t’i vërtetuar raportet e banorëve lokalë se në malet e afërta ishte parë një grup i njerëzve të armatosur.

Këtë informacion e ka konfirmuar ministria e brendshme e Dagestanit.

Dhuna ndërmjet militantëve islamikë të dyshuar dhe forcave të sigurisë në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior, që përfshinë Dagestanin, Çeçeninë, Ingushetinë dhe Kabardino-Balkaria, ka pasur për pasojë një duzinë njerëzisht të vrarë dhe të plagosur për çdo vit.
XS
SM
MD
LG