Ndërlidhjet

Marina amerikane e shpëtoi ekuipazhin e anijes iraniane


Pamje e një anijeje amerikane në detin e hapur
Pamje e një anijeje amerikane në detin e hapur
Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se njëra nga anijet e saj në Gjirin Persik, e ka shpëtuar ekuipazhin e marinarëve iranianë nga anija e përfshirë nga zjarri.

Shpëtimi ndodhi dje kur aeroplanbartësi amerikan, USS Xhejms E. Uilliems, e pa një anije me flamur iranian në flakë.

Tetë anëtarët e ekuipazhit ishin identifikuar si shtetas të Iranit, ndërsa dy të tjerë ishin pakistanezë.

Zëdhënësi i Flotës së Pestë Detare të Shteteve të Bashkuara, Greg Relson, tha se ekuipazhi i anijes iraniane ishte marrë brenda në aeroplanbartësin amerikan dhe u ishte dhënë ndihmë mjeksëore.

Ata do të transferohen në aeroplanbartësin USS Enterprise, prej nga do të dërgohen në vendin e tyre.

Kjo ishte hera e shtatë gjatë së paku dy viteve të fundit, që marina amerikane i shpëton marinarët iranianë, kur ata kanë probleme.
XS
SM
MD
LG