Ndërlidhjet

Rusi: Shqetësim për imigrantët kinezë në Lindjen e Largët


Dmitri Medvedev

Dmitri Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka shprehur sot shqetësim për imigrimin në Lindjen e Largët Ruse nga Kinezët, duke thënë se rajoni është në rrezik për të rënë nën kontrollin e jashtëm.

“Lidja e Largët me të vërtetë është shumë larg, dhe jo shumë njerëz jetojnë atje, për fat të keq”.

Sipas tij, është e rëndësishme që të mos lejohet “krijimi i enklavave të përbëra nga shtetasit e jashtëm”.

Zyrtarët lokalë dhe mediat kanë raportuar se rajoni ballafaqohet me kërcënim nga popullata kineze, që është 10 herë më e madhe se ajo ruse, në kufirin përgjatë Lindjes së Largët Ruse.
XS
SM
MD
LG