Ndërlidhjet

SHBA: Google dënohet me 22.5 milionë dollarë


Komisioni Tregtar Federal i Shteteve të Bashkuara sot e ka dënuar kompaninë Google me 22.5 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së njerëzve, që e kanë përdorë ueb brauzerin Apple Safari, përkundër premtimit për të mos e bërë këtë.

Komisioni ka zhvilluar hetime për akuzuat se kompania Google e ka përdorë kodin kompjuterik i njohur si “cookies” për t’i gjurmuar uebsajtet, të cilëve u janë qasur përdoruesit e Safarit.

Mëtutje, në njoftimin e Komisioni Tregtar Federal thuhet se “Google më parë kishte thënë se këta përdorues automatikisht do të ndaleshin nga gjurmimi i këtillë”.

Komisioni tha se Google kishte premtuar në muajin tetor se nuk do t’i vendoste gjurmuesit “cookies” apo nuk do t’i dërgonte shpalljet e shënjestruara te Safari, por pastaj ka ecur përpara dhe e ka përdorë kodin “cookies” për gjurmim në 2012-tën.
XS
SM
MD
LG