Ndërlidhjet

SHBA: Dënohen vrasjet në Afganistan


Hillari Klinton

Hillari Klinton

Departamenti amerikan i shtetit sot e ka dënuar sulmin vetëvrasës në provincën Konar, në pjesën lindore të Afganistanit, gjatë të cilit u vra një punëtor i USAID-it, tre ushtarë nga Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë dhe një civil afgan.

Në deklaratën e saj, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se puna e të punësuarit të USAID-it, Ragaei Abdelfatah, “gjatë vitit të fundit, ishte kritike për përpjekjet tona për mbështetjen e Afganistanit në aspektin politik dhe ekonomik dhe tranzicionet e sigurisë dhe ishte një shembull i standardeve më të larta të shërbimit”.

Dy njerëz me jelekë vetëvrasës u ishin afruar Adbelfetahut dhe të tjerëve dhe e kishin aktivizuar eksplozivin e tyre. Ky sulm ndodhi dje.

Zonja Klinton ka theksuar se Abdelfetah ishte “aq i përkushtuar” për punën e tij në Afganistan, sa që ai ishte paraqitur për punë vullnetare edhe për vitin e dytë.
XS
SM
MD
LG