Ndërlidhjet

logo-print

Shtohen trupat e sigurisë në Sinai


Pamje të forcave të sigurisë në Sinai

Pamje të forcave të sigurisë në Sinai

Po shtohen në gadishullin Sinai trupat egjiptiane në një fushatë për ta shuar dhunën vdekjeprurëse nga militantët islamikë.

Në ndërkohë, liderët e beduinëve në Sinai kanë ofruar mbështetjen e tyre në këtë drejtim gjatë një takimi që ata zhvilluan në orët e vona të së enjtës me ministrin e brendshëm të vendit.

Zotimi i tyre erdhi pasi liderët beduinë kërkuan të shihnin trupat e pajetë të militantëve që kishin sulmuar pikat kufitare në afërsi të kufirit ndërmjet Gazas dhe Izraelit.

Shtimi i forcave të sigurisë bëhet pas raporteve të televizionit shetëror, sipas të cilave, në mëngjesin e së enjtës janë vrarë 20 militantë.
XS
SM
MD
LG