Ndërlidhjet

Libia bëhet me president të ri


Flamuri i Libisë
Flamuri i Libisë
Asambleja e re Kombëtare e Libisë zgjodhi të enjtën ish-liderin e opozitës, Muhamad Magarief, në postin e presidentit një ditë pasi u transferuan kompetencat nga Këshilli Kombëtar Tranzicional tek Kongresi Kombëtar.

Magarief, një mysliman i moderuar, do ta udhëheqë kongresin 200 anëtarësh, i cili duhet ta emërojë një kryeministër të ri, të miratojë një varg ligjesh dhe ta çojë Libinë drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pas hartimit të një kushtetute të re.

Lideri i partisë Fronti Kombëtar vepron efektivisht si kryetar shteti, por ka mbetur për t’u shqyrtuar zgjerimi i kompetencave të tij.

Magarief fitoi me 113 vota ndaj oponentit të tij, kandidatit të pavarur, Ali Zidan, i cili arriti të fitojë 85 vota.

Zidan uroi Magariefin duke thënë se “Kjo është demokracia. Kjo është ajo për të cilën kemi ëndërruar”

Zëvendës i Magariefit u caktua Giuma Atajga, ndërsa një zëvendës tjetër do të emërohet të premten.
XS
SM
MD
LG