Ndërlidhjet

Li viziton ishujt e kontestuar


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Presidenti i Koresë Jugore, Li Mijung Bak, po viziton disa ishuj të largët mbi të cilat ka pretendime territoriale edhe Japonia.

Li është lideri i parë jug-korean që po viziton ishujt e vegjel, të njohura si Dokdo në Korenë Jugore e që në Japoni quhen Takeshima.

Territori, i cili gjendet në një largësi të njejtë nga të dyja palët, besohet të jetë i pasur me gaz të ngrirë natyror që mund ta ketë një vlerë prej miliarda dollarësh.

Japonia kishte tërhequr vërejtjen se vizita e Li-s në Dokdo mund të dëmtonte marrëdhëniet me vendin, ndërsa ftoi në takim ambasadorin jug-korean për të protestuar kundër vizitës.

Vizita e Li-s në ishujt e kontestuar vjen disa ditë para përvjetorit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore më 15 gusht-veprim, i cili i pat dhënë fund sundimit të tij 35 vjeçar mbi Korenë.
XS
SM
MD
LG