Ndërlidhjet

Hejg: Po bëhemi gati për jetën pas Asadit


Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg
Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg
Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, në një shkrim autorial në të përditshmen Times, u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të punojnë bashkërisht, për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në Siri.

Duke hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të armatimit në zonat e konfliktit në vendet e përfshira nga Pranvera Arabe, Hejg tha se vendi i tij ofron asistencë të paarmatosur.

“Për shembull, ne jemi duke financuar aktualisht pajisje mjekësore dhe të komunikimit për grupet opozitare sirianë”, shkruan Hejg, duke shtuar se do të ofrojnë pajisje edhe për filitrimin e ujit, gjeneratorë rryme dhe pajisjet e ndihmës së shpejtë mjekësore.

Ai përmendi gjithashtu ndihmën e katërfishuar të autoriteteve britanike për refugjatët, vendosmërinë për të mbajtur përgjegjës ata që kryejnë krime lufte dhe shtimin e presionit mbi pushtetin e presidentit Bashar al-Asaf nëpërmjet masave paqësore.

Në të përditshmen Times, Hejg shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë gati të plotësojë vakuumin pas largimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG