Ndërlidhjet

Duan më shumë se dy vite burg për Lutsenkon


Ish-ministri i brendshëm ukrainas, Juri Lutsenko dhe bashkëshortja e tij

Ish-ministri i brendshëm ukrainas, Juri Lutsenko dhe bashkëshortja e tij

Prokurorët kërkuan dënimin me burg pre dy vitesh e gjysmë për ish-ministrin e brendshëm të Ukrainës, Juri Lutsenko.

Gjykimi, që po vazhdon, është i dyti për ish-zyrtarin ukrainas.

Ai akuzohet për urdhërimin e mbikëqyrjes së paligjshme të të dyshuarve gjatë hetimeve lidhur me helmimin e ish-presidentit, Viktor Jushqenko, gjatë fushatës së tij eletorale në vitin 2004.

Në muajin shkurt, Lutsenko u shpall fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe u dënua me katër vite burg.

Ai u deklarua i pafajshëm në të dyja rastet duke thënë se akuzat ndaj tij janë politikisht të motivuara.

Në muajin e kaluar, Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut i shpalli fajtore autoritetet ukrainase për arrestimin e paligjshëm të Lutsenkos, ndërsa urdhëruan ato t’i paguajnë ish-ministrit një dëmshpërblim prej 15 mijë eurosh.
XS
SM
MD
LG