Ndërlidhjet

Shesin fëmijën për ta shëruar tjetrin


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një çift në veri-perëndim të Indisë është arrestuar nën akuzat se ka shitur foshnjën shtatë-ditëshe për ta financuar trajtimin mjekësor të djalit më të madh, njoftoi policia.

Sandiha Devi, bashkëshorti i saj dhe tre persona të tjerë janë arrestuar të enjtën, tha Ir Panzal, një zyrtar në policinë e qarkut të Sriganganagarit, një qytet në veri të Raxhastanit.

Çifti tha se varfëria e ka detyruar atë të heqë dorë nga foshnja për t’i ofruar një trajtim mjekësor djalit dy vjeçar.

Më vonë, të burgosurit u liruan me kusht, ndërsa foshnja u kthye sërish tek ata.

Televizioni NDTV raportoi se, në kohën kur ishte shtatzënë Sandiha Devi, një çift tjetër bashkëshortor që po jetonte në afërsi i kishte ofruar asaj mbi 700 dollarë për foshnjën në rast se është djalë.

“Djali im më i madh ishte aq i sëmurë, andaj më duhej të hiqja dorë nga i biri më i vogël për t’i marrë 40 mijë rupi për shërimin e djalit të madh. Mirëpo, unë kam marrë vetem 20 mijë rupi”, tha babai i foshnjës, Ashok Kumar.

Një ankesë është regjistruar kundër 11 njerëzve-përfshirë çiftin në fjalë, që dyshohet të jenë të përfshirë në veprime të tilla anti-ligjore.
XS
SM
MD
LG