Ndërlidhjet

Disa të vrarë nga sulmet në Irak


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi
Persona të armatosur kanë vrarë katër luftëtarë kundër Al Kaidës, gjatë sulmit në një postbllok në veri të Bagdadit.

Viktimat kanë qenë pjesëtarë të grupit të ashtuquajtur Sahva. Këtë të fundit e përbëjnë arabë sunitë, të cilët kanë bashkuar forcat me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar Al Kaidën.

Ata vazhdimisht janë në shënjestër të kryengritësve sunitë, të cilët i shohin si tradhtarë.

Në anën tjetër, në provincën Dijala, tre policë kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në qytetin Al-Mukdadijah.

Po sot, në provincën Anbar është vrarë një këshilltar i qytetit Hadita, kur persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në makinën e tij.
XS
SM
MD
LG