Ndërlidhjet

Në Sinai të Egjiptit kapen 6 “terroristë”


Sinai
Sinai
Forcat e armatosura të Egjiptit kanë arrestuar gjashtë “terroristë” në rajonin Sinai, ku, ditë më parë, janë vrarë 16 roje kufiri.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA ka thënë se gjashtë personat janë kapur gjatë patrullimeve të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Egjipti ka shtuar trupat në Sinain Verior pas sulmeve të së dielës, të cilat kanë qenë më vdekjeprurëset në mesin e forcave të armatosura egjiptiane për disa dekada.

Autoritetet dyshojnë se sulmet janë kryer nga militantët islamistë.

Prania e ushtrisë egjiptiane në Gadishullin e Sinait është e kufizuar sipas kushteve të traktatit të paqes me Izraelin, të arritur në vitin 1979.

Analistët thonë se situata e sigurisë në këtë zonë është përkeqësuar që nga rënia e ish-presidentit Hosni Mubarak, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG