Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë amerikanë


Afganistan - foto arkivi
Afganistan - foto arkivi
Një person i armatosur, me uniformë të ushtrisë afgane, ka varrë tre ushtarë të Shteteve të Bashkuara në provincën Helmand të Afganistanit.

Zëdhënësi i forcës së NATO-s, Ganter Kac, tha se është ende herët të thuhet nëse sulmuesi ishte ushtar apo taliban i maskuar.

“Nuk mund të jap detaje specifike për hetimet që janë duke vazhduar”, ka thënë Kac.

Po ashtu vazhdon të mbetet e paqartë nëse sulmuesi është vrarë, kapur apo larguar.

Zyrtarët afganë thonë se të tria viktimat kanë qenë pjesëtarë të forcave speciale.

Incidentet, në të cilat policët ose ushtarët afganë kthejnë pushkët kundër ushtarëve ndërkombëtarë, kanë dëmtuar rëndë besimin ndërmjet aleatëve, në kohën kur trupat e NATO-s përgatiten të dorëzojnë përgjegjësitë te forcat afgane deri në fund të vitit 2014.

Sipas NATO-s, që nga janari i këtij viti kanë ndodhur 24 sulme të tilla, në të cilat kanë humbur jetën 28 njerëz.
XS
SM
MD
LG