Ndërlidhjet

BE diskuton incidentin e “arinjve lodra”


Ilustrim

Ilustrim

Diplomatët evropianë janë duke zhvilluar bisedime urgjente për t’iu përgjigjur Bjellorusisë për dëbimin e diplomatëve suedezë apo për incidentin tashmë të njohur të “arinjve lodra”.

Mosmarrëveshjet kanë nisur kur një aktivist suedez, muajin e kaluar, ka hedhur më shumë se 800 arinj lodra pranë Minskut, me mesazhe pro lirisë së shprehjes.

Në përgjigje të kësaj, Bjellorusia ka dëbuar ambasadorin suedez dhe personelin diplomatik.

Një zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, tha se “diplomatët do të shqyrtojnë përgjigjen e duhur të Unionit Evropian”.

Masat mund të përfshijnë rekomandimin për mbylljen e të gjitha ambasadave të BE-së në Minsk, ndonëse vendimi do t’iu lihej qeverive individuale.
XS
SM
MD
LG