Ndërlidhjet

SHBA planifikon sanksione të reja kundër Sirisë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin sanksione të reja kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, dhe mbështetësve të tij.

Zyrtarët që shoqërojnë sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, në turneun e saj në Afrikë, kanë deklaruar se sanksionet e reja synojnë të përshpejtojnë largimin e Asadit nga pushteti.

Masat do të plotësojnë sanksionet ekzistuese, të cilat kanë në shënjestër qarkun e brendshëm të Asadit, së bashku me individë iranianë, që kanë ofruar mbështetje për regjimin sirian.

Ato vijnë në kohën kur Klinton përgatitet për bisedimet e së shtunës në Stamboll, të cilat do të fokusohen në tranzicionin pas Asadit.
XS
SM
MD
LG