Ndërlidhjet

Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për mbeturinat


Prishtinë

Prishtinë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për lëshimin e lejes për import, eksport dhe tranzit të mbeturinave në Republikën e Kosovës.

Në bazë të këtij udhëzimi thuhet se rregullohen procedurat e mbikëqyrjes së qarkullimit ndëkufitar të mbeturinave në vendkalimet kufitare.

"Qarkullimi ndërkufitar i mbeturinave të parrezikshme, të cilat eksportohen, importohen dhe kalojnë tranzit nga Kosova, duhet të posedojë lejen nga Ministria e Mjedisit. Këto ngarkesa duhet të shoqërohen me dokumentin për notifikim për qarkullim ndërkufitar të mbeturinave", thuhet në kumtesën dërguar mediave.

Sipas saj, udhëzimi në fjalë po ashtu parasheh që çdo ngarkesë e mbeturinave të rrezikshme, të cilat eksportohen, importohen dhe kalojnë tranzit nga Kosova, duhet të pajiset me dokumentin shoqërues sipas legjislacionit të BE-së dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
XS
SM
MD
LG