Ndërlidhjet

logo-print

Rexhepi vizitoi Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve


Prishtinë, 10 gusht 2012.

Prishtinë, 10 gusht 2012.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, dhe drejtori i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, Besnik Berisha, ka vizituar Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve.

Këtë të fundit, Rexhepi e ka vlerësuar si njërin nga departamentet më të suksesshme në Agjencinë për Regjistrim Civil dhe njërin nga më vitalet të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Vizita ka qenë e planifikuar më parë, kemi dashur që në një numër jubilar të 100 mijë pasaportave të prodhuara biometrike të bëjmë vizitën, por është shtyrë për arsye të ndryshme. Tash kemi mbërritur në 138 mijë pasaporta të prodhuara biometrike dhe rreth 10% e tyre janë distribuuar në shërbimet konsullore të Republikës së Kosovës, që është një numër shumë i madh”, ka thënë me këtë rast Rexhepi.
XS
SM
MD
LG