Ndërlidhjet

Fuqia më e madhe blerëse - në Luksemburg


Ilustrim

Ilustrim

Fuqinë më të madhe blerëse në Bashkimin Evropian e kanë qytetarët e Luksemburgut – 271 për qind në krahasim me mesatran e Unionit – ndërsa më të varfrit janë rumunët dhe bullgarët, me 46 për qind, përkatësisht 44%.

Gjermania me 118 për qind ndodhet në mesin e vendeve me fuqi të madhe blerëse në BE, kurse Italia e Spanja me 100 për qind zënë vendet në mesin e tabelës.

Ndarja në mes të të varfërve dhe të të pasurve nuk ka ndryshuar as gjatë krizës së fundit ekonomike. Ndihmë financiare, deri më tani, kanë kërkuar shtetet e jugut, si Greqia dhe Portugalia.

Fuqia blerëse e qytetarëve të tyre kap shifrën 90 për qind, përkatësisht 80 për qind të mesatares së BE-së.

Megjithatë, fuqia blerëse e Irlandës, e cila ka fituar miliarda euro kredi për të dalë nga kriza, mbetet 128 për qind.

Shifra është më e lartë se ajo e qytetarëve të Gjermanisë – vendit që aktualisht mban barrën kryesore për shpëtimin e euros.

Nisur nga kjo, ekspertët thonë se kriza e borxheve nuk ka të bëjë me pasurinë dhe varfërinë, porse është pasojë e politikave financiare dhe buxhetore të shteteve përkatëse.
XS
SM
MD
LG