Ndërlidhjet

Vendimi për Lutsenkon, më 17 gusht


Juri Lutsenko
Juri Lutsenko
Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Juri Lutsenko, në rastin e dytë kundër tij do të merret më 17 gusht.

Njoftimi pason kërkesën e prokurorëve për ta dënuar me 2.5 vjet heqje lirie.

Ky është gjykimi i dytë në të cilin Lutsenko akuzohet se ka urdhëruar përgjimin e paligjshëm të të dyshuarve, derisa është hetuar helmimi i ish-presidentit Viktor Jushçenko, gjatë fushatës së tij presidenciale më 2004.

Në muajin shkurt, Lutsenko është shpallur fajtor për shpërdorim të detyrës dhe është dënuar me katër vjet burgim.

Lustenko deklarohet jofajtor për asnjërin rast dhe thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG