Ndërlidhjet

logo-print

“Pussy Riot” nominohet për Çmimin Kandinski


Pussy Riot

Pussy Riot

Grupi feminist rus “Pussy Riot” është nominuar për të marrë njërin nga çmimet më prestigjioze të Rusisë në art – Çmimin Kandinski.

Sipas ueb-faqes së Kandinskit, grupi është futur në listën e kandidatëve për shpërblimin vjetor “Projekti i Vitit”.

Tri anëtaret e grupit, Nadezhda Tolokonikova, Maria Aliokhina dhe Jekaterina Samutseviç, gjanë në gjyq për shkak të performacës së kryer në Kishën Shpëtuesi Krisht të Moskës, kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.

Ato ndodhen në paraburgim që nga muaji mars, ndërsa vendimi për rastin e tyre do të merret më 17 gusht.

Çmimi Kandisnki është themeluar në vitin 2007 dhe laureatë të tij janë ekspertë rusë dhe ndërkombëtarë të artit, ashtu si edhe intelektualë dhe biznesmenë.

Fitorja për “Projektin e Vitit” siguron edhe shumën prej 40,000 dollarësh.
XS
SM
MD
LG