Ndërlidhjet

Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim homologun e saj turk, Bekir Bozdag.

Gjatë këtij takimi mësohet të jenë rikonfirmuar "marrëdhëniet e shkëlqyera" mes dy vendeve si dhe të jetë shprehur gatishmëria për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që përfshijnë diplomacinë, ekonominë, arsimin dhe kulturën.

Tahiri ka njoftuar homologun e saj për reformat dhe zhvillimet që ka ndërmarrë Kosova në rrugën e saj euroatlantike, si dhe për përfundimin e procesit së pavarësisë së mbikëqyrjes.

Bozdag, nga ana e tij, ka theksuar se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit të Kosovës është i pacenueshëm dhe se Turqia mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG