Ndërlidhjet

logo-print
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në varrimin e presidentit të Ganës, Xhon Ata Mills, i cili ka ndërruar jetë më 24 korrik, në moshën 69-vjeçare.

Ceremonia e funeralit është mbajtur në Sheshin e Pavarësisë në Akra, në afërsi të vendit ku Ata Mils, para gati katër vjetësh, ka bërë betimin e kryetarit të shtetit.

Ceremonia është ndjekur nga më shumë se 20 liderë afrikanë, ashtu si edhe nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Pas vdekjes së Ata Millsit, detyrën e presidentit e ka marrë nënpresidenti Xhon Mahama, i cili në këtë post do të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG