Ndërlidhjet

Romni zbulon sot kandidatin për nënpresident


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati republikan Mit Romni pritet ta bëjë publik kandidatin e zgjedhur nga ai për nënpresident.

Kampi i fushatës së Romnit njoftoi të premten në mbrëmje se ai do ta zbulojë kandidatin që d’o t’i bashkohet në garën për Shtëpinë e Bardhë në një ngjarje në Norfolk të Virxhinias, ku ish guvernatori i Masaçusetsit, pritet të fillojë një turne katërditor me autobus përmes shteteve kyresore si Virxhinia, Karolina Veriore, Florida dhe Ohajo.

Nga kampi i tij nuk thonë se kush është zgjedhur, por në listën e ngushtë besohet se janë përfshirë kongresmeni nga Viskonsini Pol Rajan, senatori i Ohajos Rob Portman dhe ish guvernatori i Minesotës Tim Pauentli.

Romni përballet me presidentin Barak Obama në zgjedhjet pesidenciale të nëntorit.
XS
SM
MD
LG