Ndërlidhjet

Sulme tinëzare, vriten 6 ushtarë amerikanë


Ushtarë amerikanë në Afganistan
Ushtarë amerikanë në Afganistan
Një civil afgan i punësuar në një bazë të NATO-s në Afganistanin jugor i ka qëlluar për vdekje tre ushtarë amerikanë, në të njëjtën ditë kur tre trupa amerikanë u vranë në një sulm të ngjashëm tinëzar.

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO (ISAF) tha se sulmi ndodhi në rrethin Garmsir në provincën e Helmandit, në natën e së premtes. Asnjë hollësi e mëtejshme nu u dha.

Gjithashtu të premten, një afgan i veshur me një uniformë të policisë hapi zjarr ndaj katër ushtarëve amerikanë në provincën e Helmandit, duke vrarë tre prej tyre. Zyrtarët afganë thonë se vrasësi ishte një polic i cili i kishte ftuar viktimat e tij për të ngrënë ushqim.

ISAF tha se të dy incidentet “nuk reflektojnë situatën e përgjithshme” në Afganistan.
XS
SM
MD
LG