Ndërlidhjet

Përleshje mes forcave jordaneze dhe siriane


Refugjatë sirianë në Jordani, afër kufirit me Sirinë
Refugjatë sirianë në Jordani, afër kufirit me Sirinë
Mediat raportojnë se të premten në mbrëmje kanë shpërthyer përleshje në mes të forcave jordaneze dhe siriane përgjatë kufirit që ndan dy vendet.

Burimet jordaneze thanë se hapja e zjarrit mes patrullave kufitare jordaneze dhe siriane ndodhi atëherë kur forcat siriane hapën zjarr ndaj një grupi prej 500 refugjatësh, në të cilin dyshohej se mund të ishin edhe dezertorë të ushtrisë siriane, dhe i cili po përpiqej të kalonte në Jordani.

Patrullat kufitare jordaneze ua kthyen zjarrin, kur forcat siriane po shtënin edhe ndaj refugjatëve që tashmë kishin shkelur tokën jordaneze. Nuk u raportua për viktima.

Më herët, OKB-ja tha se civilët sirianë po largohen nga Alepo si pasojë e luftimeve të vazhdueshme në mes të kreyngritësve dhe forcave qeveritare.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se ka regjistruar tashmë pothuajse 150 mijë refugjatë sirianë në katër vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG