Ndërlidhjet

Obama përgëzon atletet myslimane


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama përgëzoi femrat atlete nga vendet myslimane, të cilat bënë debutimin e tyre në Olimpiadën e Londrës.

Ai bëri këto komente në një darkë që shtroi në Shtëpinë e Bardhë për të festuar muajin e shenjtë islamik të Ramazanit.

“Për herë të parë në historinë olimpike, çdo ekip tani përfshin një atlete femër, një nga arsyet që tani çdo ekip nga shtetet me shumicë myslimane përfshin edhe një femër gjithashtu”, tha Obama.

“Kjo duhet duartrokitur”, tha presidenti derisa, audienca nisi duartrokitjen.

Arabia Saudite, Katari, Brunei dërguan për herë të parë në këtë vit edhe atlete femra në Lojërat Olimpike.
XS
SM
MD
LG