Ndërlidhjet

Shqipëri: Konfiskohet një ton kanabis


Ilustrim

Ilustrim

Policia shqiptare ka njoftuar se e ka konfiskuar një ton kanabis që ishte dedikuar për në Itali, por trafikuesit ia kanë dalë të ikin, raporton agjencia e lajmeve, AFP.

Droga, thuhet se është gjetur të premten në mbrëmje në një gji të vogël të gadishullit të Karaburunit, 150 kilometra në juglindje të Tiranës, por, trafikuesit e dyshuar sipas policisë kanë ikur.

Sipas raporteve të policisë ndërkombëtare Shqipëria konsiderohet si një zonë e rëndësishme tranzite e Ballkanit për narkotikë dhe furnizuesi kryesor me marihuanë i Evropës.

Që nga janari, polciia shqiptare, sipas AFP-së, ka konfiskuar diku 5 tonë kanabis që kishte destinacion shetet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG