Ndërlidhjet

Aktivistët suedezë nën presionin e KGB-së bjelloruse


Bjellorusi

Bjellorusi

Një organizatë suedeze që ka hedhur në muajin e kaluar qindra arinj lodra në Bjellorusi, të cilët bartnin sllogane demokratike, tha se tre nga anëtarët e saj janë thirrur për t’u paraqitur para shërbimeve sekrete të KGB-së në Bjellorusi.

Një deklaratë në uebfaqen e KGB-së tha se tre personat duhet të paraqiten brenda dhjetë ditësh për t’u marrë në pyetje ose do të përballen me dënim, deri në 2 vjet punë të detyrueshme, ose gjashtë muaj burg.

Aksioni, gjatë të cilit aktivistët suedezë ilegalisht kanë hyrë me aeroplan në Bjellorusi, ka shkatuar incident diplomatik me Stokholmin.

Në javën e kaluar, Bjellorusia e dëboi ambasadorin e Suedisë për shkak se po “mbështeste aq shumë të drejtat e njeriut”.

Të premten, zyrtarët e BE-së në Bruksel lanë të kuptohet se së shpejti do të vendosen të tjera sanksione ndaj Minskut.
XS
SM
MD
LG