Ndërlidhjet

Romni zgjedh Rajanin kandidat për nënpresident


Mit Romni

Mit Romni

Kandidati republikan Mit Romni e ka zgjedhur kongresmenin Pol Rajan si kandidat për nënpresident të SHBA-së.

Kampi i fushatës së Romnit bërë këtë njoftim të shtunën, duke konfirmuar raportet e mediave, që thonin se ai ka zgjedhur ligjvënësin nga Uiskonsini dhe kryesuesin e Komitetit për Buxhet të Dhomës së Përfaqësuesve.

Njoftimi u bë derisa, ish guvernatori i Masaçusestsit, pritet të fillojë një turne katërditor me autobus përmes shteteve kyresore si Virxhinia, Karolina Veriore, Florida dhe Ohajo.

Romni dhe Rajan pritet të përballen me presidentin amerikan Barak Obama dhe nënpresidneitn Xho Bajdën në zgjehdjet e nëntorit.
XS
SM
MD
LG