Ndërlidhjet

Putin premton më shumë avionë luftarakë


Presidenti rus Vlladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin përsëriti të shtunën premtimet për të pajisur forcën ajrore të vendit me avionë luftarak të rinj.

Duke folur në një ceremoni që shënonte 100 vjetorin e Forcave Ajrore ruse, Putin tha se ushtria do të ketë rreth 600 avionë të rinj, dhe një mijë helikopterë luftarakë deri në vitin 2020.

Putin ka premtuar të shpenzojë qindra miliarda dollarë për modernizimin e forcave të armatosura në kohën sa bënte fushatë për president, në fillim të vitit 2012.

Ai gjithashtu u zotua të shtunën se do të rriten përfitimet sociale për anëtarët e Forcave Ajrore dhe familjet e tyre.
XS
SM
MD
LG