Ndërlidhjet

logo-print

Polonia do mburojë raketore me Francën, Gjermaninë


Ushtar polak

Ushtar polak

Polonia dëshiron të ndërtojë një mburojë raketore me Francën, Gjermaninë dhe aleatët tjerë ka thënë ministri i Mbrojtjes, Tomash Siemoniak, bën të ditur DPA.

Njoftimi sipas agjencisë, vjen në kohën kur janë rritur kritikat e këtij vendi ndaj vendimit të presidentit amerikan Barak Obama të vitit 2009 për të hequr dorë nga një mburojë anti-raketore të planifikuar nga paraardhësi i tij, Xhorxh Bush për Poloninë dhe Republikën Çeke.

Polonia ka thënë se do të ndërtojë vetë një mburojë raketore amerikane nga buxheti i Ministrisë së Mbrijtjes. Kjo mburojë do të ishte pjesë e sistemit të NATO-s, por kjo nuk do të nënkuptojë se Varshava do të braktisë planet për mburojën raketore amerikane.
XS
SM
MD
LG