Ndërlidhjet

Iran: Të paktën 40 viktima nga tërmetet


Iran

Iran

Deri në 50 persona janë mbytur dhe 400 janë lënduar nga dy tërmete që kanë goditur Iranin veri-perëndimor, njofton AFP duke cituar një deklaratë të kreut të shërbimeve emergjente të Iranit dhënë agjencisë së lajmeve ISNA.

“Sipas raporteve të fundit, rreth 40-50 njerëz kanë vdekur nga tërmeti i sotëm. Rreth 400 janë lënduar dhe janë transportuar në Tabriz dhe Ardebil” e ka cituar agjencia INSA Golamreza Masoumin

Dy tërmetet e forta goditën Iranin veriperëndimor, duke shkaktuar panik në mesin e rreth 1.5 milion banorëve të qytetit të Tabrizit si dhe përtej kufirit, në Armeni.

Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit tha se tërmeti i parë prej 6.2 të shkallës Rihter kishte epiqendrën rreth 60 kilometra nga Tabrizi.

Ky tërmet u pasua nga një tërmet tjetër prej 6 shkallë të Rihterit.
XS
SM
MD
LG