Ndërlidhjet

Londra paralajmëron mbyllje mahnitëse të Olimpiadës


Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, 27 korrik, 2012
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, 27 korrik, 2012
Organizatorët artistikë të Olimpiadës, “Londra 2012", kanë paralajmëruar se mbyllja e lojërave verore të dielën mbrëma, do të jetë po aq mahnitëse sa ishte edhe hapja e tyre më 27 korrik.

Drejtuesi i ceremonisë mbyllëse Kim Gejvin ka paralajmëruar shumë argëtim për të pranishmit, duke mos lënë anash, edhe kësaj here sjelljen e historisë muzikore britanike, por edhe të fushave tjera artistike.

“Gjithmonë ka qenë bekim të merresh me këtë punë, të organizosh një ceremoni pas ngjarjes kryesore dhe natyrisht që unë dua që ajo të jetë një festë, unë dua që njerëzit të argëtohen, unë dua që ajo të jetë shumëngjyrëshe dhe gjithashtu t’ju sjellim në mend epokat e caktuara të muzikës të mbledhur përgjatë 50 vjetëve, muzikë pop, por jo vetëm muzikë pop – në modë po ashtu, kulturë - kështu që kam kërkuar që kjo të jetë ceremonia më e mirë e mbylljes e parë ndonjëherë”, tha Gejvin.

Organizatorët e Olimpiadës së sivjetme që u mbajt për më shumë se tri javë në Londër, i kanë lënë duart e lira artistëve për të përmbyllur këtë garë ku morën pjesë qindra atletë nga tërë bota.

"Në terma të përgjithshëm, ne kemi qenë shumë të kënaqur që të mos ndërhyjmë, por t’i lëmë lirinë artistike regjisorëve që të bëjnë atë që mendojnë saktësisht se është më e mira. Kështu, mendoj se është më së miri të festohet inovacioni, kreativiteti, diversiteti dhe imagjinata e vendit tonë, nëpërmjet individëve që më shumë sesa ne e përbëjnë këtë vend, ne si një komitetit organizues, duke u përpjekur të themi se çfarë duhet të të përfshihet në ceremoni”, tha producenti ekzekutiv i të gjitha ceremonive olimpike në Londër, Stiven Daldri.
XS
SM
MD
LG